UEFA ua mbush xhepat me para klubeve pjesëmarrëse në Champions - Gazeta Express
string(62) "uefa-ua-mbush-xhepat-me-para-klubeve-pjesemarrese-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 16:00

UEFA ua mbush xhepat me para klubeve pjesëmarrëse në Champions

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 16:00

Bonuse dhe shpërblime marramendës. Kalimi në formatin e ri i ka rritur burimet në dispozicion të klubeve: UEFA, për çdo sezon të Ligës së Kampionëve do t’i shpërndajë afërsisht nga 2,47 miliardë euro për klubet.

Pjesa fillestare është e njëjtë për të gjitha 36 klubet pjesëmarrëse: 18,62 milionë euro.

Këtyre do t’ju shtohen edhe premitë e lidhura me rezultatet në fazën e ligës: 2,1 milionë euro për fitore dhe 700 mijë euro për barazim, shkruan “Gazeta Express”.

Çdo shumë e pandarë do të rishpërndahet bazuar në renditjen përfundimtare.

Renditja në fund të fazës së ligës do të ketë gjithashtu një ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhurat e klubit: klubi i renditur më poshtë do t’i marrë afërsisht 275 mijë euro, shifër që më pas do të shumëzohet në bazë të pozicionit të zënë.

Fazt e turneut

Avancimi në Ligën e Kampionëve,është e qartë se do t’i ketë edhe avantazhet e saj ekonomike: ekipet që do të përfundojnë në barazh do t’i inkasojnë nga 1 milion euro, kurse tetë të parat (që do të shkojnë direkt në të tetën e finales) do t’i çojnë në shtëpi nga rreth 11 milionë euro.

Çerekfinalet do ta kenë një vlerë prej 12,5 milionë eurosh për klub, gjysmëfinalet nga 15 milionë dhe finalja 18,5 milionë, me një premi të fitores prej 6,5 milionë eurosh dhe 4 milionë të tjerë të garantuar për pjesëmarrje në Superkupën e Evropës.

Për ta kompletuar pamjen e të ardhurave minimale, duhet të merret parasysh edhe “shtylla e vlerës”, vlera e së cilës në total në sezonin e kaluar ishte 853 milionë euro, e cila e kombinoi tregun dhe renditjen historike, duke caktuar shuma shtesë bazuar në pjesën “evropiane” (të drejtat televizie kontinentale dhe renditja pesëvjeçare në UEFA) dhe të atyre “joevropiane” (renditja historike/dhjetëvjeçare me disa rregullime. /Gazeta Express