Shpërblehet Marash Kumbulla pas golit të parë me Romën në Serie A - Gazeta Express
string(54) "shperblehet-marash-kumbulla-pas-golit-te-pare-me-romen"

Gazeta Express

26/10/2020 23:50

Shpërblehet Marash Kumbulla pas golit të parë me Romën në Serie A

Gazeta Express

26/10/2020 23:50

Marash Kumbulla ia ka bërë sefte me fanellën e Romës në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka bërë paraqitje fantastike në San Siro kundër Milanit, sfidë që u mbyllë me barazim 3-3.

Vendasit tre herë kaluan në epërsi, por asnjëherë nuk arritën që ta ruajnë rezultatin.

Në fund, për herë të tretë gjithçka barazoi Kumbulla i Shqipërisë, për t’ia siguruar një pikë të madhe Romës.

Ai shënoi golin e barazimit për 3-3 në minutën e 84’, duke kompletuar një paraqitje fantastike.

Kumbulla u vlerësua në fund si një ndër më të mirët për Romën dhe në gjithë ndeshjen në ‘San Siro’, duke marr notën 7.2

Për Kumbullën, ishte goli i dytë në përgjithësi me fanelën e Romës, pasi ditë më parë realizoi edhe në Europa League. /GAZETA EXPRESS/