Shpërblehet Ansu Fati - Gazeta Express
string(21) "shperblehet-ansu-fati"

Shpërblehet Ansu Fati

Gazeta Express

27/09/2020 23:04

Roland Koeman e ka nisur me katërshe te Barcelona.

Ekipi “blaugrana” u shfaq i frikshëm në ndeshjen e parë zyrtare nën drejtimin e holandezit (kishte fituar tri teste miqësore përballë emrave modestë si Gimnastic, Girona dhe Elche), duke fituar thellë 4-0 ndaj Villarrealit.

Lexo Edhe:

Ishte mbrëmja e 17-vjeçarit, Ansu Fati, i cili ditë pas dite po jep sinjale se mund të arrijë gjëra të mëdha – ndoshta si ai që tani ndanë gjithçka me të, Lionel Messi.

Fati i shënoi dy gola në këtë takim, në minutat 15’ dhe 19’ dhe edhe pse vetëm 17-vjeçar, ai pritet të jetë i padiskutueshëm në formacion, që do të përbëjë treshen në sulm me Messi dhe Antoine Griezmann. Fati në fund u shpall lojtari i ndeshjes, derisa u vlerësua me notë mbresëlënëse. /GazetaExpress/