Shpenzimet marramendëse të deputetëve për derivate, flet kryeministri Kurti - Gazeta Express
string(76) "shpenzimet-marramendese-te-deputeteteve-per-derivate-flet-kryeministri-kurti"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2022 17:27

Shpenzimet marramendëse të deputetëve për derivate, flet kryeministri Kurti

Lajme

Gazeta Express

04/02/2022 17:27

Kryeministri Kurti në një konferencë për media pas miratimit të masave të reja të qeverisë kundër pandemisë ka folur edhe për publikimin e listave të deputetëve që kanë shpenzuar për derivate në muajin nëntor dhe dhjetor 2021 ku prijnë deputetët e VV-së, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se e kupton indinjatën e qytetarëve por e konsideron të padrejtë që të piketohet vetëm ndonjë deputet.

“Shefja e GP të VV-së ka dhënë njoftim për këtë çështje duke njoftuar se deputetët tanë do të tërhiqen vullnetarisht poashtu ka kërkuar nga kryesia rishikimin e këtij vendimi për kompenzim. Unë e kuptoj se këto praktika kanë qenë nga praktikat e kaluara unë e kuptoj indinjatën e qytetarëve por e konsideroj të padrejtë piketimin e ndonjë deputeti të veçantë kur vendimi është mbi një dekadë tashmë”, tha Kurti.

Tutje ai u shpreh se qytetarët me të drejtë presin më shumë e më mirë nga deputetët e zgjedhur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement