Shpend Ahmeti paralajmëroi hapjen e çerdheve më 3 gusht, s’publikon kriteret e hapjes - Gazeta Express
string(83) "shpend-ahmeti-paralajmeroi-hapjen-e-cerdheve-me-3-gusht-spublikon-kriteret-e-hapjes"

Shpend Ahmeti paralajmëroi hapjen e çerdheve më 3 gusht, s’publikon kriteret e hapjes

Gazeta Express

01/08/2020 16:44

Shefi i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka dhënë edhe asnjë detaj nëse do të mbetet në fuqi njoftimi i tij se sipas të gjitha gjasave çerdhet do të hapen më 3 gusht.

Shpend Ahmeti nuk ka publikuar kushtet që duhet plotësuar kushdo që do të hapë çerdhet më 3 gusht ashtu siç kishte paralajmëruar pas vendimit të Qeverisë që lejohet puna e çerdheve pas vlerësimit të komunave.

Lexo Edhe:

“Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë”, ka njoftuar Ahmeti, kur ishte publikuar vendimi i Qeverisë.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe dy ditë deri te 3 gushti. Një pjesë e çerdheve kanë njoftuar se do të hapen ndërsa disa të tjera ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

Cerdhet në Kosovë ishin mbyllur më 12 mars të këtij viti kur s’kishte asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Janë rihapur përsëri për t’u mbyllur pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Atualisht, Prishtina është qyteti me më së shumti të infetkuar me COVID-19 me mbi 1 mijë të prekur me sëmundjen vdekjeprurëse . Vetëm sot janë konfirmuar edhe 70 të tjerë të prekur me koronavirusin e ri, të premten janë konfirmuar 82 raste, të enjten 53 raste.