Shpend Ahmeti: Krejt ata që morën pjesë në krizën politike meriton karantinë - Gazeta Express
string(75) "shpend-ahmeti-krejt-ata-qe-moren-pjese-ne-krizen-politike-meriton-karantine"

Gazeta Express

26/03/2020 7:10

Shpend Ahmeti: Krejt ata që morën pjesë në krizën politike meriton karantinë

Gazeta Express

26/03/2020 7:10

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas rënies së Qeverisë Kurti, ka paralajmëruar se që nesër do të fillojë planifikimin për intervenimin ekonomik në kryeqytet dhe se do të punojë me të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike.

Ai ka thënë se kushdo që mori pjesë në krizën politike e meriton të qëndrojë në karantinë deri në përfundim të pandemisë së coronavirusit të ri.

Lexo Edhe:

“Qeveria kufizoi lëvizjen, presidenti e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi rrëzoi qeverinë. Përderisa presim Gjykatën Kushtetuese, janë 10 interpretime si vazhdohet tutje. Pasiguri totale në kohë kur njerëzit janë të ngujuar në shpi tu këqyr lajme. 71 raste. Bizneset për toke. Plan të mirë ende jo.Kushdo që ka marr pjesë në këtë krizë politike meriton karantinë deri të kryhet pandemia”, ka shkruar ai.

Më tej Ahmeti ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar në këtë betejën me COVID19, me cilëndo parti pa dallime.

“E tjerët duhet të angazhohen për luftë. Kena me i harru këto fjalime të sodit në qoftë se nuk fokusohemi në këtë betejë.

Që nesër fillojmë planifikimin për intervenimin ekonomik në Prishtinë. Jam i gatshëm të punojë me gjithsecilin pa marr parasysh përkatësinë politike. Jam i gatshëm të kontribuojmë në çfarëdo beteje të nivelit qendror me pandeminë”, ka shkruar Ahmeti.