Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë disa fjalë për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për largimin e pjesshëm të taksës ndaj Serbisë e Bosnje e Hercegovines.
Kurti mori vendim që me 15 mars të largohet taksa pjesërisht, ndërsa me datën 1 prill do të largohet taksa plotësisht në një periudhë 90 ditore.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës ka thënë se nuk e kupton pse Bosnja e Hercegoina është pjesë e këtyre vendimeve.
“Në krejt këto diskutime për taksen, nuk e kuptoj pse Bosnja është në krejt vendimet. Kërkohen kushte nga Serbia, ndërsa taksa ndaj Bosnjës lidhet me veprimet e Serbisë”, ka shkruar Ahmeti. /Express/
Në krejt këto diskutime për taksen, nuk e kuptoj pse Bosnja është në krejt vendimet. Kërkohen kushte nga Serbia, ndërsa taksa ndaj Bosnjes lidhet me veprimet e Serbisë. ???
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) February 27, 2020