Shpend Ahmeti dërgon në Pressing një mesazh për Bedri Hamzën - Gazeta Express

Shpend Ahmeti dërgon në Pressing një mesazh për Bedri Hamzën

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 22:09

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mbështetur kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, përmes një mesazhi në emisionin ‘Pressing’.

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 është i ftuar Bedri Hamza, ndërsa ishte duke treguar për planin e tij dhe keqpërdorimet që janë bërë nga qeverisjet e mëhershme në këtë komunë, një mesazh mbështetës i erdhi nga Shpend Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Bedria është një nga njohësit më të mirë të qeverisjes në Kosovë. Gjithë e kisha bo ministër në qeveri. Përkundër faktit qe kemi qenë kundërshtar politik eshte njeri qe e ka rujt shtetin e paranë publike dhe ka mujt me i kuptu reformat. Po ashtu ka qenë bashkëbisedues serioz dhe i barabartë i Bankës Botërore dhe FMN. Meqenëse vetë s’jam në garë dhe s’kam interesa më me qef e përkrahi edhe publikisht. Prindët i kam të Mitrovicës dhe të kisha qenë i Mitrovicës me qef e kisha votu. Kjo s’ka të bëjë me Agimin se cka mendoj për të por ka të bëjë me Bedrine”, ka shkruar Ahmeti në mesazhin e dërguar në Pressing për Bedri Hamzën.

Ky i fundit tha se ka bashkëpunuar me Ahmetin në kohën sa ishte ministër i Financave.