Shpella e Lakuriqëve në Shtime, që u shërbeu ushtarëve të UÇK’së - Gazeta Express
string(62) "shpella-e-lakuriqeve-ne-shtime-qe-u-sherbeu-ushtareve-te-uckse"

Gazeta Express

19/02/2020 14:00

Shpella e Lakuriqëve në Shtime, që u shërbeu ushtarëve të UÇK’së

Gazeta Express

19/02/2020 14:00

Në brendi të qytetit të Shtimes ndodhet rruga që të shpie drejt të ashtuquajturës “Shpella e Lakuriqëve”, siç njihet nga banorët, e cila shërbeu si Spital Ushtarak në zonën e Nerodimes për të plagosurit në periudhën e luftës.

Ngjitja deri te kjo shpellë është një sfidë më vete, pasi që ndodhet rreth 1000 metra lartësi.

Lexo Edhe:

Ajo vizitohet vazhdimisht nga qytetarë që më së miri ia njohin historinë, e përmes vizitave ata i rikthejnë kujtimet rrëqethëse, raporton emisioni SOT në KTV.

Të freskët edhe sot e ka përjetimin Faton Qarri, njëri nga ushtarët e plagosur, i cili u kurua pikërisht në këtë shpellë.

Detajet që i kujton ushtari i plagosur, pavarësisht plagëve të marra, janë të njëjtat me ato që i rrëfen edhe Nexhat Shahini, pjesëtar i Njësisë Speciale.

Ky i fundit kujton frikën që u kishte ngjallur ndeshja me një uniformë serbe në hyrje të shpellës, pa harruar momentin e varrosjes së njërit nga të vdekurit në mes të të plagosurish.

Qëndrimin e të plagosurve në këtë shpellë e bëri të mundshëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që, sipas Ramiz Smajlit, aso kohe rojë e shpellës, kishin dërguar ujë ushqim për të plagosurit, pa harruar që të ndajë emocionin e përjetuar.

Të hyjë brenda shpellës e ta rikthejë në kujtesë nxjerrjen e të plagosurve, nuk ngurron ta bëjë Besim Nuha, një tjetër pjesëtar i Njësisë Speciale.

Historinë e “Shpellës së Lakuriqëve” e njohin edhe bjeshkatarët e kësaj zone. Ata preferojnë ngjitjet deri tek ajo, sepse, sipas tyre, është mirë të mos harrohen përjetimet e tilla në periudhën e luftës.

Spitali Ushtarak i zonës së Nerodimes vizitohet vazhdimisht gjatë datave historike, si ajo e Pavarësisë së Kosovës, për të kujtuar funksionin dhe misionin e dikurshëm.