Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.R., i dyshuar për krim të organizuar me shitblerje të narkotikëve.
Në njoftimin e PSRK-së, thuhet se A.R., është ndaluar me urdhër të prokurorit special pas hetimeve që PSRK-ja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës i ka zhvilluar në kuadër të rastit “Qielli i thyer”.
“Ai është arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. PSRK është duke e hetuar A.R edhe për veprën penale “Shpërlarja e parave” në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave”, thuhet në njoftim.
Sipas PSRK-së, A.R., dyshohet ndër të tjera se ka tentuar të bëjë tjetërsimin e pronave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me veprat penale me qëllimin të shmang procedurën e konfiskimit në të ardhmen.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...