Shpëlarje parash: Banka gjobitet me rreth 1 miliard dollarë, ka thyer ligjin 23 milionë herë - Gazeta Express
string(90) "shpelarje-parash-banka-gjobitet-me-rreth-1-miliard-dollare-ka-thyer-ligjin-23-milione-here"

Shpëlarje parash: Banka gjobitet me rreth 1 miliard dollarë, ka thyer ligjin 23 milionë herë

Gazeta Express

24/09/2020 21:29

Westpac, një prej bankave më të mëdha të Australisë, ka rënë dakord që të paguajë një gjobë prej rreth 1 miliardë dollarësh pasi akuzohet se ka lejuar sistematikisht që përmes saj të pastrohen para që buronin nga aktivitete të paligjshme.

Shuma rekord, 1,3 miliardë dollarë australianë (920 milionë dollarë amerikanë) u shpall të enjten nga AUSTRAC, një rregullator në Australi që lufton krimet financiare. Si pjesë e marrëveshjes, Westpac pranoi se ka thyer ligjet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit më shumë se 23 milionë herë.

Lexo Edhe:

Nëse gjoba miratohet nga një gjykatë australiane, do të ishte ndëshkimi më i madh ndaj një korporata në historinë e vendit.

Rekordin e mëparshëm e mban Banka Australiane e Komonuelthit, e cila në vitin 2018 u gjobit me 700 milionë dollarë australianë (493 milionë dollarë amerikanë) pasi pranoi se kishte shkelur ligjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.