Fqinja e Firdes Çekiçit, gruas që u vra nga i biri në mënyrë macabre një ditë më parë, ka hedhur poshtë versionin se sherri në familje nisi për telefonin e vajzës së autorit të krimit. Në një prononcim për OraNews, gruaja që prej 40 vitesh është fqinjë me familjen Çekiçi, tregon se në momentin që ka ndodhur krimi, e bija e 44-vjeçarit që vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor, ishte në shtëpinë e saj.
Ajo shton ndër të tjera se si fillim mes dy vëllezërve pasi Olsi kishte një qen që e mbante në banesë dhe ky i fundit ishte duke ulëritur, vëllai i Olsit i ka gjuajtur me një objekt të pushonte dhe kaq ka mjaftuar që Olsi më pas të fillonte debatin duke përfunduar me vrasjen e nënës së tij e cila sapo ishte kthyer nga toka bujqësore.
Më pas, gruaja shton se 15-vjeçarja në momentin që ka dalë nga banesa e komshijes ka parë që i ati kishte vrarë gjyshen dhe ka marrë biçikletën për të shkuar në polici.
“Ishte shumë e mirë, punëtore. Nuk na kishte sjellë probleme ndonjëherë. Edhe Olsi i mirë ishte pavarësisht problemeve të tij. në ishim këtu me djalin dhe erdhi çupka. Sa hyri çupka po I thoshte djali se po e thërret babai. Në atë kohë erdhi një fëmijë dhe e thirri ‘shpejt se të theri babi nënën’. Dhe iku, edhe shpakat i la këtu. Vajza iku në polici, ishte bërë si e tërbuar. Dola pashë Olsin dhe më pyeti se ku i shkoi vajza. Në dorë kishte kosën dhe ishte i përlyer më gjak. Më pas erdhi policia. Ashtu e ka edhe të vëllanë si të sëmurë,”– tregon ajo ndër të tjera.
Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e djeshme. Olsi Çekiçi i preu kokën me thikë nënës së tij, 70-vjeçares, Firdes Çekiçi dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak. Më herët u raportua se sherri kishte nisur mes Olsit dhe vajzës së tij dhe se ai vërtet kishte dashur të vriste të bijën, por nëna kishte ndërhyrë.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...