Shpaloset orari i programit “Prishtina Music Conference” - Gazeta Express
string(54) "shpaloset-orari-i-programit-prishtina-music-conference"

Shpaloset orari i programit “Prishtina Music Conference”

Arte

Gazeta Express

30/11/2021 19:48

“Vesht’ kanë sy, shohin, gjykojnë e nuk harrojnë” – kështu u shpalos orari i programit të Prishtina Music Conference apo PMC, ngjarja më e përfolur në Prishtinë e paralajmëruar tash e disa muaj. Konferenca dy ditore që do të mbahet kryesisht në Kino Armata me 3 dhe 4 Dhjetor, ka një program të pasur me tema specifike por gjithpërfshirëse për ata të interesuar në industri të muzikës.

Programi i tëri në gjuhën angleze, do të ketë ndër të tjerë të ftuar edhe Dukagjin Lipën, babain e tashmë artistes me famë botërore, Dua Lipës, i cili do flas për projektet e tij dhe si e sheh të ardhmen e muzikës në Kosovë e rajon.

Lexo Edhe:

Sipas kompanisë Rave,e cila është organizatore e kësaj konference, biletat per pjesëmarrje do të jenë falas. Përpos mysafirëve special të ftuar, biletat do të shpërndahen në mënyrën first-come-first-serve basis me datën 3 Dhjetor prej orës 12:00 nga dy shtëpizat që do vendosen afër Kino Armatës.

PMC fillon të Premtën me 3 Dhjetor në orën 12:00, me një përformancë me piano nga Medina Surdulli në teatrin kombëtar, pasuar nga një ekspozitë/prezantim nga Dragan Kitanov në Paper Gallery në orën 13:00. Kino Armatën e nisë përformanca e Agenda for Hope, që më parë njiheshin me emrin Tetris. Panel diskutimet fillojnë nga ora 17:00, me një prezantim të rrallë rreth shijës e kulturës ekonomike nga profesori Hedon Blakaj nga Aalto University në Helsinki të Finlandës.

PMC përmbyllet të Shtunën me një performancë double-bass nga Adam Ben Ezra, multi-instrumentist gjenial nga Izraeli, përformancë e cila shënon shkëmbinin e parë kulturor mes dy shteteve të posa njohura zyrtarisht. Kjo përformance është e vetmja me pagesë, ku biletat mund t’i merrni tek webfaqja tashmë e mirënjohur e Rave Travel.