Shpallet thirrja për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore - Gazeta Express
string(68) "shpallet-thirrja-per-blerjen-e-grurit-vendas-per-rezervat-shteterore"

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 15:38

Shpallet thirrja për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 15:38

 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski bëri të ditur se sot është shpallur thirrje për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore. 

Siç informon Tripunovski përmes profilit të tij në Fejsbuk, për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva e mallrave.

 “Sot është shpallur konkursi për blerjen me grurë për rezervat shtetërore. Për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva shtetërore – 9.000 tonë grurë merkantil nga prodhimi i vitit 2025, me çmim prej 13 denarë për kilogram (pa TVSH). Vazhdojmë të punojmë për mbështetje edhe më të madhe të bujqësisë”, thekson ministri.