Këngëtarja e njohur, Taylor Swift është shpallur “Personi i Vitit”, nga revista “Time”.
Artistja la pas emra të tjerë pretendentë si: Vladimir Putin, Margot Robbie, Mbretin Charles apo Sam Altman, në listën e ngushtë për këtë “çmim”.
Kujtojmë që vitin e kaluar, ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe “Fryma e Ukrainës” që kryesuan renditjen, për shkak të çështjes së nxehtë të luftës me Rusinë.