Shpallet i pafajshëm burri i Angela Martinit, reagon kjo e fundit - Gazeta Express

Shpallet i pafajshëm burri i Angela Martinit, reagon kjo e fundit

Rozë

Gazeta Express

11/09/2021 7:35

Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ra në prangat e policisë në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku shpenzoi shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Mirëpo Dragos u lirua vetëm një ditë pas arrestimit.

Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Lexo Edhe:

“Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescu-t, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete europiane, konform rregullave të Interpol”, thanë burimet.

Ditën e sotme në një proponcim për “Revista Who”, çifti i famshëm kanë zbuluar se Dragos ka fituar përfundimisht pafajsinë në Greqi dhe se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë evropiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të.

Gjykata e Apelit e Egje-së në Syros doli në krah të Savulescu, duke rënë dakord se Rumania nuk kishte fuqi të detyronte ekstradimin e tij nga Greqia dhe urdhëroi pushimin e menjëhershëm të urdhër arrestit rumun.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë Angela Martini. Modelja shqiptare ka publikuar një pjesë nga një intervistë e saj, në të cilën ajo shprehet se nuk mundet të jetojë në Europë me bashkëshortin e saj, sepse kanë të gjithë sistemin kundër.

“Po kërkojmë drejtësi në vende të tjera. Në një farë mënyrë ne u zgjodhëm që ta bënim këtë gjë kur në të njëjtën kohë ke një sistem të tërë që është armiku yt. Si mund ta luftosh këtë gjë?

Nuk mund të jetë në Europë ky vend dhe që ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan. Njerëzve ju është bërë lavazh truri, janë të frikësuar, janë të mbushur me frikë. Do e kuptoja nëse kjo gjë do të ndodhte diku tjetër nëpër botë, por jo në Europë”, shprehet Angela në intervistë, të cilën e ka shoqëruar edhe me disa pamje nga pushimet e kësaj vere me bashkëshortin.

Më pas ajo ka treguar se ka heshtur për 3 vite me radhë dhe nuk mund ta bënte më këtë gjë pas ngjarjes së fundit. Për këë arsye ajo vendosi të tregojë publikisht të vërtetën.

“Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që dashuria është fuqia më e madhe! Kjo na bën ne gati që të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për 3 vite për këtë gjë, por pas një tjetër abuzimi të madh kjo thjesht ndodhi, mjafton me kaq! Mendoj se të gjithë kanë të drejtën të flasin të vërtetën dhe duhet të luftojnë për drejtësinë e vërtetë! P.S meqë ra fjala, jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi!”, shkruan Martini.