Shpallet fundi i epidemisë së fruthit, nuk ka më rrezik


Gazeta Express
12 Dhjetor 2019 16:09

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se Komisioni për sëmundje infektuese ka konstatuar se janë plotësuar kushtet për t’i dhënë fund epidemisë së fruthit në territorin e tërë shtetit, me çka ndalojnë të vlejnë masat shtesë për kontroll të epidemisë, të propozuara nga komisioni.

Ky konkludim, siç theksohet, është sjell pas 45 ditëve të kaluara nga rasti i fundit i paraqitur në laborator të fruthit ose dy periudha maksimale të inkubacionit nga rasti i fundit i konfirmuar.

Në pajtim me konkludimet e sjella nga Komisioni, në vijim është njoftimi i të gjitha institucioneve private shëndetësore në shtet për t’i dhënë fund epidemisë së fruthit në nivel të tërë shtetit. Komisioni rekomandon në vazhdimësi të mbahet mbulim i lartë me MRP vaksinë (mbi 95 për qind), me qëllim që të parandalohen epidemitë tjera. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me fruthin në shtetin tonë, nga dhjetori i vitit 2018 deri në fund të javës së kaluar ishte 1.901 raste me shkallë të infektimit prej 91,9 në 100.000 banorë. Sipas statusit të vaksinimit, gjithsej 1.530 ose 80,5 për qind të fëmijëve të sëmurë ishin të pa vaksinuar, jo tërësisht të vaksinuar ose me statusi të panjohur të vaksinimit, qëndron në kumtesë. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart