Shpallen katër librat finalistë të Çmimit të Përkthimit, mes tyre edhe "Pallatit të Ëndrrave" të Kadaresë - Gazeta Express
string(102) "shpallen-kater-librat-finaliste-te-cmimit-te-perkthimit-mes-tyre-edhe-pallatit-te-endrrave-te-kadarese"

Arte

Gazeta Express

17/04/2024 14:19

Shpallen katër librat finalistë të Çmimit të Përkthimit, mes tyre edhe “Pallatit të Ëndrrave” të Kadaresë

Arte

Gazeta Express

17/04/2024 14:19

Janë shpallur katër librat finalistë të Çmimit të Përkthimit “Fjala Fest” 2024, mes tyre dhe përkthimi i “Pallatit të Ëndrrave” të Kadaresë.

Katër librat finalistë të Çmimit të Përkthimit “Fjala fest” 2024 dhënë nga Albania Letteraria, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe DEP janë: “Flama” nga Tom Kuka me përkthim nga Valentina Notaro në 2022, “Diktatori i Kryqëzuar” nga Mira Meksi me përkthim nga Giovanna Nanci (Bonanno;2023) “Pallati i Ëndrrave” nga Ismail Kadare me përkthim nga Liljana Cuka dhe “Kinostudio” e Gëzim Qëndro me përkthim nga Caterina Zuccaro.

Lexo Edhe:

Fituesi për përkthimin më të mirë nga shqipja në italisht do të shpallet me 6 Maj dhe ceremonia e çmimeve do të mbahet ditën e diel të 19 Majit në Milano në kuadër të FjalaFest, edicionit të parë të Festivalit të Letërsisë shqipe. /TemA