Netët festive në T7 premtojnë një atmosferë të paharrueshme. Me program të pasur dhe emra të njohur të muzikës vjen edhe 1 janari. Festa në këtë natë nis me këngëtaren e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Edona Llalloshi. Pas një kohe, Edona kthehet në ekranet tona me një show të jashtëzakonshëm, me këngë të punuar enkas për këtë natë.
Ajo bashkë me bendin e saj sjellin hite të realizuara ndër vite, të gjitha të riorkestruara, si dhe ekskluzivisht disa këngë të reja.
Llalloshi u shpreh entuziaste dhe shumë e lumtur me këtë rikthim, ashtu siç e kishte menduar.
Edonës i është bashkuar edhe vëllai i saj, Milot Llalloshi, me të cilin solli dy hite.
Në videon më poshtë mund të shihni prapaskenat e xhirimeve nga ky show i jashtëzakonshëm i Edonës.
Ky emision është një prodhim i T7 dhe “Premier”.