Shota flet pas daljes nga shtëpia e BBVK-së – flet për Xhulin dhe arsyen e largimit nga shtëpia - Gazeta Express
string(93) "shota-flet-pas-daljes-nga-shtepia-e-bbvk-se-flet-per-xhulin-dhe-arsyen-e-largimit-nga-shtepia"

TV/Film

Gazeta Express

02/01/2023 22:32

Shota flet pas daljes nga shtëpia e BBVK-së – flet për Xhulin dhe arsyen e largimit nga shtëpia

TV/Film

Gazeta Express

02/01/2023 22:32

Shota sonte u bë banorja e katërt që e la shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova.

Ajo në spektaklin e sotëm tha se Prime i kaluar e ka nxjerrë prej vetes, ajo tha që ka marrë mësim që s’duhet asnjëherë të dalë nga vetja.

Lexo Edhe:

“Prime i kaluar më nxori prej vetes. Kam marr mësim që kurrë s’duhet me dalë prej vetes”, ka thënë Shota.

Shota, pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, foli edhe për Julianën.

Aktorja tha se Xhuli nuk i përkrah sa duhet gratë.

“Mendoj se nuk e përkrah gruan aq sa thotë Xhuli.. Kur e përkrah, e mbron nuk e bën të ndihet keq”, ka thënë Shota.

Ndërkaq, shtoi se nuk e ka bullizuar atë.

“Unë s’mendoj që e kam bullizuar Xhulin”, vazhdoi ajo.

Ajo tha se Xhuli do të ndryshojë gjatë rrugës.

“Është vetëm fillimi i Xhulit ajo ka me dalë gjithë ndryshe, ka strategji, jo gjithmonë mund të jesh e mirë me të tjerët”, u shpreh Shota.

“Ka raste kur bëhej e mirë, lëvizte gjithë kohës, kërcente, sepse donte të ishte në qendër të vëmendjes”, shtoi Shota.