Shoqata e të Burgosurve reagon ndaj ekspozitës për Masakrat, kërkon hetim nga Prokuroria e AKI: Duhet përgjegjësi institucionale - Gazeta Express
string(126) "shoqata-e-te-burgosurve-reagon-ndaj-ekspozites-per-masakrat-kerkon-hetim-nga-prokuroria-e-aki-duhet-pergjegjesi-institucionale"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 23:15

Shoqata e të Burgosurve reagon ndaj ekspozitës për Masakrat, kërkon hetim nga Prokuroria e AKI: Duhet përgjegjësi institucionale

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 23:15

Shoqata e të Burgosurve Politike të Kosovës, ka reaguar lidhur me ekspozitën në Prishtinë, për Masakrat në Kosovë, për shkak të të dhënave të gabuara aty, duke u shprehur ‘’të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë’’, dhe, duke kërkuar përgjegjësi institucionale nga kuvendi.

Në komunikatë, po ashtu bëhet e ditur se kjo Shoqatë kërkon që ky rast të hetohet nga Prokuroria e Shtetit, departamenti për krime lufte dhe AKI’ja.

‘’ Në kohët tona kur  “Lajmi i rremë” është bërë arma e përsosur e luftërave hibride, ky verpim i autorëve të ekspoozitës publike duhet të merr me seriozitet vëmendjen e organeve kopetente.  Heshtja e Kuvendit të Kosovës, edhe pas gjithë këtij shqetësimi publik që ka shkaktuar  ky veprim skandaloz e armiqësor, lë shumë për të kupuar apatinë ku kanë përfunduar institucionet tona.’’, thuhet në reagim.

Komunikata:

SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË E KOSOVËS

Prishtinë, 28 mars 2026

REAGIM PUBLIK

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës sonë të lavdisme e të dhimbshme, nga  shtrembërimi i asaj të vërtete, ku inkriminimi edhe i viktimave tona në “Masakrën e Dubravës” paska gjetur edhe njëherë deren e hapur nga institucionet tona të lëna në mëshirën e tenderomanisë (në rastin aktual Kuvendi i Kosovës), regojmë me gjithë forcën tone morale.

Kërkojmë përgjegjësi institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin e kësaj përmbajtjeje skandaloze, të cilën me plot gojën mund ta quajmë ndrëmarrje kriminale.

Kërkojmë nga organet ligjzbatuese: Prokurorisë së Shtetit, departamentit për krime lufte dhe AKI-së, të fillojnë procedurën hetimore për të nxjerrur para ligjit dhe për të skeduar autorët.

Veprimet e tilla, që i vëjnë në kurriz popullit tonë, përmes shtermbërimit të historisë financuar e miratuar nga vet institucionet tona, nuk janë gjë tjetër veç se ujë në mullirin e Serbisë.

Recidiviteti i autorëve, nuk mund e nuk duhet të shihet skandal i ardhur nga kinse pakujdesia apo ndonjë gabim teknik i rrjedhur.

Në kohët tona kur  “Lajmi i rremë” është bërë arma e përsosur e luftërave hibride, ky verpim i autorëve të ekspoozitës publike duhet të merr me seriozitet vëmendjen e organeve kopetente.

Heshtja e Kuvendit të Kosovës, edhe pas gjithë këtij shqetësimi publik që ka shkaktuar  ky veprim skandaloz e armiqësor, lë shumë për të kupuar apatinë ku kanë përfunduar institucionet tona.

Me shpresen se thirrjet tona nuk do të bien në vesh të shurdhër: kërkojmë edhe anulimin e menjëhereshën të ekspozitës në fjalë dhe heqjen fizike nga shesh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement