Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim mohon se ka lokalizuar trupin e mërgimtarit në Ujman - Gazeta Express
string(91) "shoqata-e-kosovesperkerkim-dhe-shpetim-mohon-se-ka-lokalizuar-trupin-e-mergimtarit-ne-ujman"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 23:03

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim mohon se ka lokalizuar trupin e mërgimtarit në Ujman

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 23:03

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim i ka quajtur të pabaza informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin e trupit të personit të mbytur në Ujman.

Në njoftim thuhet se kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren.

“Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet ndër tjerash në njoftim. /Gazeta Express