string(94) "shoqata-e-kerkim-shpetimit-dhe-policia-nisin-operacion-per-gjetjen-e-4-motoristeve-ne-shterpce"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 23:17

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 23:17

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar ka filluar operacion për kërkim-shpëtim në qytetin e Shtërpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka.

Në njoftim shtohet se ekipet e SHKKSH janë angazhuar së bashku me Policinë e Kosovës.

‘‘OPERACION i kërkim-shpëtimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterrpces për gjetjen e 4 motorristav nga Suhareka.

Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre’’, thuhet në postim.