Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan në Kosovë - Gazeta Express
string(104) "shoqata-e-grave-e-policise-se-kosoves-nenshkruan-marreveshje-bashkepunimi-me-spitalin-amerikan-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 11:50

Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 11:50

Sot, Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës (ShGPK) ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies dhe mbështetjes për anëtarët e saj, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan në Kosovë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është ofrimi i përfitimeve konkrete për anëtaret e Shoqatës, si dhe për familjarët e tyre, duke përfshirë zbritje të konsiderueshme në shërbimet mjekësore që ofrohen nga ky institucion shëndetësor i njohur në vend.

Ky bashkëpunim synon të fuqizojë kujdesin shëndetësor për pjesëtarët e policisë që janë pjesë e ShGPK-së, duke njohur dhe vlerësuar kontributin e tyre të përditshëm në sigurinë dhe rendin publik të Kosovës. Marrëveshja është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të Shoqatës për të avancuar interesat dhe nevojat e anëtarëve të saj, në çdo aspekt të jetës – përfshirë edhe atë shëndetësor.

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, Major Teuta Nimani, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke u shprehur:

“Shëndeti është prioritet, dhe përmes kësaj marrëveshjeje, ne po sigurojmë që gratë dhe burrat që i shërbejnë SHGPK-së, me përkushtim, si dhe familjet e tyre, të kenë qasje më të lehtë dhe më të përballueshme në kujdesin shëndetësor cilësor.”

Në anën tjetër, përfaqësues të Spitalit Amerikan shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur këtë bashkëpunim dhe për të ofruar shërbime profesionale, me standarde të larta ndërkombëtare, për të gjithë përfituesit e marrëveshjes.

Ky është vetëm një hap ndër shumë të tjerë që ShGPK është duke ndërmarrë në funksion të fuqizimit të grave në polici dhe mbështetjes së mirëqenies së tyre profesionale e familjare.