Shoqata e futbollistëve të Kosovës i del në mbrojtje lojtarit serb, Ivic - Gazeta Express
string(71) "shoqata-e-futbollisteve-te-kosoves-i-del-ne-mbrojtje-lojtarit-serb-ivic"

Shoqata e futbollistëve të Kosovës i del në mbrojtje lojtarit serb, Ivic

Gazeta Express

24/02/2020 21:30

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka reaguar në faqen zyrtare në lidhje me rastin e futbollistit Ilija Iviq, i cili mori kërcënime në Beogradi dhe filluan masat e represionit ndaj familjes së tij, vetëm e vetëm pasi që ky i fundit zgjodhi ta përfaqësojë Kosovën.

Përmes një shkrese SHMDFK e quan si të paarsyeshme reagimet nga serbët, pasi që është e drejtë e secilit futbollist të zgjedh se për cilin ekip nacional dëshiron të luajë.

Lexo Edhe:

“Në si Shoqatë reagojm ashpër ndaj përfshirjes së politikës në Sport dhe i dalim në mbrojtje lojtarit me kombësi serbe Ilija Ivic. Ne i shohim të paarsyeshme reagimet dhe kërcënimet nga mediat dhe zyrtar serb ndaj tij dhe familjes së tij. Është e drejtë e secilit futbollist te zgjedh se për cilin ekip mbrenda kampionatit të Kosovës si dhe për cilen përfaqësuese dëshiron te paraqitet”, thuhet në kumtesë.

Kujtojmë që babi i Ilijas dhe e ëma u larguan nga puna nga Komuna e Graçanicës, vetëm se ky i fundit e zgjodhi Kosovën për ta prezantuar si shtet.