Skandali me furnizimin e pacientëve të hemodializës në Rahovec ka ngritur shqetësim të madh publik. Për shkak të mungesës së mjeteve financiare, komuna nuk po arrin të sigurojë ushqim për pacientët, të cilët tashmë po furnizohen nga Spitali i Prizrenit.
Në “Kosova Live” foli Enis Durguti, nënkryetar i degës së LDK-së në Rahovec, i cili akuzoi qeverisjen lokale për paaftësi dhe mungesë transparence. Ndërkohë, familjarë të pacientëve rrëfyen për vështirësitë e mëdha dhe trajtimin johuman që po u bëhet të afërmve të tyre.
Në bisedë u përfshi edhe mjeku i QKMF-së në Rahovec, Elbunit Kryeziu, i cili konfirmoi gjendjen alarmante.
Ndiqni diskutimin: