Shokuese/ Babai shqiptar "blinte" nuse për djemtë, mbajti si skllave 4 vajza për 16 vjet - Gazeta Express
string(84) "shokuese-babai-shqiptar-blinte-nuse-per-djemte-mbajti-si-skllave-4-vajza-per-16-vjet"

Shqiperi

Gazeta Express

02/11/2022 12:50

Shokuese/ Babai shqiptar “blinte” nuse për djemtë, mbajti si skllave 4 vajza për 16 vjet

Shqiperi

Gazeta Express

02/11/2022 12:50

Një histori tronditëse dhe aspak e zakonshme ka bërë bujë në mediat zvicerane. Një baba kosovar bashkë më 4 djemtë e tij për 16 vjet rresht ka mbajtur peng 4 vajza.

Dyshohet se babai i 4 djemve i kishte mbajtur vajzat si nuse për djemtë e tyre. Ato ishin të moshës mes 14 dhe 17-vjeçare në momentin që filluar të trajtoheshin si skllave.

Sipas gazetës zvicerane viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003, ku 17-vjeçarja asokohe e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, pasi martesa ishte e sajuar mes prindërve të vajzave. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën për një shumë prej 300 eurosh.

Albrim F., 65 vjeç, së bashku  me djemtë thuhet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe izoluar.

Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre. Avokati Dominic Nellen përfaqëson dy nga gratë në gjykatë dhe i ka shoqëruar për tre vjet.

Për Nellen është e qartë, pas sjelljes çnjerëzore qëndron e drejta zakonore mesjetare shqiptare e kanunit dhe të gjitha fijet u bashkuan me kreun e klanit Albahrim F.

Në vitin 2019, gratë më në fund arritën të arratiseshin, 16 vjet pasi viktima e parë u soll në Zvicër.