Befasia e dorës së parë ka ardhur nga Mastersi i Indiana Wells.
Është numri një i botës në tenis, Novak Djokovic, i cili është eliminuar në këtë turne.
Madje, eliminimi erdhi nga tenisti numër 123 në botë, Luca Nardi.
Italiani 20-vjeçar fitoi 2:1 në sete (6:4, 3:6, 6:3) në xhiron e tretë të Mastersit në Indiana Wells.
Italiani i ri në mënyrë sensacionale e mposhti Djokovicin pas dy orë e gjysmë në turneun e fortë në SHBA./Gazeta Express