Shokohet Greqia, i riu vret me thikë nënën dhe plagos gjyshen - Gazeta Express
string(60) "shokohet-greqia-i-riu-vret-me-thike-nenen-dhe-plagos-gjyshen"

Shokohet Greqia, i riu vret me thikë nënën dhe plagos gjyshen

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:36

Komuniteti në Agrinio është shokuar nga një vrasje e ndodhur së fundmi. Raportohet se një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa ka plagosur edhe gjyshen .

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në zonën e spitalit të vjetër në orët e para të së martës dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen forca policore.

Lexo Edhe:

Të njëjtat informacione thonë se Policia është njoftuar nga gjyshja e plagosur e autorit të dyshuar, e cila edhe pse e gjakosur ka gjetur forcën dhe ka thirrur autoritetet.

Në zonë ka trazira të mëdha mes fqinjëve dhe familjes, ndërsa sipas të njëjtave informacione, policia tashmë po punon për arrestimin e autorit të dyshuar./abcnews.al/