Shokët e tij po shkëlqejnë me Belgjikën në “Euro 2020”, Adnan Januzaj po qëndron në Prishtinë - Gazeta Express
string(90) "shoket-e-tij-po-shkelqejne-me-belgjiken-ne-euro-2020-adnan-januzaj-po-qendron-ne-prishtine"

Instant

Gazeta Express

19/06/2021 11:23

Shokët e tij po shkëlqejnë me Belgjikën në “Euro 2020”, Adnan Januzaj po qëndron në Prishtinë

Instant

Gazeta Express

19/06/2021 11:23

Për shumicën e futbollistëve, që s’kanë vend nëpër Kombëtaret e tyre, tashmë kanë nisur pushimet verore, të cilët nuk janë të ftuar për Kampionatin Evropian.

Deri sa Kombëtarja e Belgjikës është duke zhvilluar paraqitje fantastike në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, Adnan Januzaj ka vendosur të frekuentojë kafiterit e Prishtinës, për të cilin pushimet kanë nisur që disa javë.

Ai bëri një sezon të mirë në Spanjë, por prapë se prapë, nuk e bindi trajnerin Roberto Martinez që ta ftojë te Belgjika dhe kështu ka nisur pushimet për t’i mbushur bateritë për sezonin e ri.

Ai është kthyer në Kosovës për të shijuar kohën e lirë.

Këto ditë po qëndron në Prishtinë, pasi këtë e ka konfirmuar me një fotografi të postuar në rrjetet sociale, ish-gazetarin e sportit, Maliq Buzuku.

Januzaj, dikur e ka refuzuar edhe Kosovën edhe Shqipërinë për Belgjikën, por viteve të fundit ka qenë vetëm tifozë i Belgjikës, pasi Roberto Martinez rrallë e hiq ia ka dhënë shansit futbollistit shqiptar.

Januzaj numëron 13 paraqitje me Belgjikën, ka shënuar 1 gol. /Gazeta Express/