Në pjesën e dytë të emisionit Pressing në T7për të folur për rastet e spiunazhit marrë shkas nga arrestimi i Fatmir Shehollit, të ftuar janë Nasim Haradinaj, Nexhmedin Spahiu, Blerim Latifi, Burim Ramadani e Skender Perteshi.
Haradinaj shprehet i mllefosur dhe me akuza të rënda, për ata që i konsideron spiunë, për të cilët thotë se ka shumë prej tyre.
Madje ai shton se nuk duhet befasuar kur dalin spihunët, por vetëm duhet të shihet se sa e kanë dëmtuar Kosovën.
“Jaranat e Gjuriqit më kanë qit në burg edhe atëherë, e gjuriqave të vegjël, e Titave, e të Milloshave e Kol Shirokave, qita më kanë dekonspiru, qita më kanë munu, qita i kom luftu, qita i kom njek prej ktuhit. Tash ata i kanë fëmijët këtu. Unë e kam shpihunin e parë në ZPS, i pari njeri që u mundu mem dekonspiru dhe mem qit në kurth është analist, koleg. Djali i qatij që është në burg dhe i dyshum për spiunazh. Ky është më i lehti, por na i kem në krye të shtetit, në mes të AKI,na kem që na kanë fut edhe ndërkombëtarët, por na i kem edhe në AKI. Nuk duhet me u befasu kur na dalin këta, por na duhet me kqyr sa na kanë dëmtu”, tha Haradinaj.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...