string(39) "shneta-me-bujar-vitija-se-shpejti-ne-t7"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 16:25

“Shneta” me Bujar Vitija së shpejti në T7

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 16:25

“Shneta” është emisioni më i ri për shëndetësi i cili do të realizohet nga gazetari Bujar Vitija në televizionin T7, në bashkëpunim me Spitalin Amerikan në Kosovë.

“Shneta” është emision i cili i dedikohet ekskluzivisht shëndetësisë në Kosovë, ku do të trajtohen tema dhe probleme të ndryshme me të cilat përballet sistemi shëndetësor publik dhe privat, stafi mjekësor dhe qytetarët.

Me fokus të veçantë do të jetë pandemia Covid-19 në Kosovë dhe botë, me zhvillimet më të reja lidhur me vaksinën, ilaçet dhe trajtimin e pacientëve.

Emisioni do të sjellë intervista me specialistë të fushave të ndryshme për probleme shëndetësore, diagnostikimin dhe trajtimin e tyre. Do të ketë storje nga spitalet dhe brenda sallave të operacionit, aty ku mjekët arrijnë të shërojnë dhimbjet dhe të evitojnë patologjitë.

Në “Shneta” do të ketë edhe debate me panelistë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore publike dhe private, për të diskutuar mbi problemet dhe vështirësitë e sistemit shëndetësor.

Mjekë dhe profesionistë të ndryshëm do të sjellin edhe këshilla dhe kuriozitete mbi shëndetin.

“Shneta” do të transmetohet së shpejti në T7.