Shndërroi biznesin në qendër droge, arrestohet 35-vjeçari në Itali - Gazeta Express
string(65) "shnderroi-biznesin-ne-qender-droge-arrestohet-35-vjecari-ne-itali"

Shndërroi biznesin në qendër droge, arrestohet 35-vjeçari në Itali

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:32

Një shqiptar kishte shndërruar biznesin e tij në zemër të Savonës, në një qendër për tregtimin e drogës.

Aktiviteti i tij kriminal u zbulua, pas një vëzhgimi të kujdesshëm nga policia, të cilët arrestuan 35-vjeçarin me precedentë të mëparshëm penalë.

Lexo Edhe:

Gjithashtu u sekuestrua 7 kilogram hashash dhe 700 gram kokainë.

Shqiptari konsiderohej si pikë referimi në qytet.

35-vjeçari u kap në flagrancë teksa po i jepte një dozë hashash një klienti.

Shqiptarit iu sekuestruan edhe 50 euro, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Policia bën me dije se hashashi ishte i paketuar në pako 100 dhe 25 gram.

Në të parën shkruheshin fjalët “100% amnezi”, ndërsa pakoja e dytë kishte simbolin e një bualli.

Nga ana tjetër kokaina ishte e ndarë në qese 50 gramëshe.

Droga ishte e fshehur në frigorifer dhe pjesërisht te enët e kuzhinës. Nëse do të dilte në treg, lënda narkotike do të kapte vlerën e 100 mijë eurove.