“Shmoklan i lazdrum historikisht, i pamësum të kritikohet” – Dukagjin Gorani për Kurtin - Gazeta Express
string(83) "shmoklan-i-lazdrumc-historikisht-i-pamesum-te-kritikohet-dukagjin-gorani-per-kurtin"

“Shmoklan i lazdrum historikisht, i pamësum të kritikohet” – Dukagjin Gorani për Kurtin

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 22:50

Gazetari Dukagjin Gorani e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti ‘shmoklan i lazdrum’.

Në emisionin Pressing në T7, Gorani thotë se grindja e Kurtit me media për 4 vjet është shenjë e dobësisë.

Lexo Edhe:

 “Mandej i merr dizginat, e merr kontrollin real të pushtetit, e senin e parë që e bon, ia nis me kajt kur dikush del e shan, edhe vajtimi i tij dhe i organizatës që ky e udhëheq, me kritikën e publike dhe mediave ka qenë i tillë, sa që është vajtim i njerëzve të lazdrum, të pamësum dhe të pafuqishëm. Sepse ata që vajtojnë aq gjatë, dhe aq shumë tregojnë se kanë mungesë të aftësisë dhe fuqisë. 4 vjet mu sha me media, mu grind me gazetarë, mu konfrontu me opozitë, me akuzu parti që nuk janë pushtet është shenj e dobësisë, e kurrë nuk është shenjë e fuqisë.

Këta e kanë lon imazhin e një partie, të një qeverisje të shmoklanave, që kanë fjalë shumë e kurgjo përtej fjalëve”, tha ai.