Shmangni vdekjen e parakohshme duke pirë këtë çaj - Gazeta Express
string(49) "shmangni-vdekjen-e-parakohshme-duke-pire-kete-caj"

Shmangni vdekjen e parakohshme duke pirë këtë çaj

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

31/08/2022 23:31

Pirja e çajit të zi lidhet me një rrezik të reduktuar të vdekjes së parakohshme, tregon një studim i ri shkencor amerikan. Reduktimi i rrezikut është më i madh për ata që pinë dy ose më shumë filxhanë çaj të zi në ditë.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Maki Inoue-Choi i Divizionit të Epidemiologjisë dhe Gjenetikës së Kancerit në Institutin Kombëtar të Kancerit në SHBA, i cili bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore amerikane “Annals of Internal Medicine”, analizuan të dhënat për rreth gjysmë milioni, persona nga mosha 40 – 69 vjeç, prej të cilëve 85% pinin çaj rregullisht dhe, prej tyre, 89% çaj të zi.

Lexo Edhe:

Krahasuar me ata që nuk pinin fare çaj, ata që pinin të paktën dy filxhanë çaj të zi në ditë kishin një rrezik më të ulët të vdekjes, 9% – 13%. Ulja e rrezikut ishte e vërtetë pavarësisht nëse dikush pinte kafe në të njëjtën kohë, i shtonte sheqer ose qumësht çajit, e pinte të nxehtë apo të ftohtë etj.

Çaji është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Studimet e mëparshme kanë lidhur çajin jeshil me vdekshmërinë më të ulët të parakohshme, por hulumtimi i ri tregon se çaji i zi gjithashtu ofron një përfitim./albeu.com