Shmangni këto ushqime për një bark të sheshtë - Gazeta Express
string(45) "shmangni-keto-ushqime-per-nje-bark-te-sheshte"

Shmangni këto ushqime për një bark të sheshtë

Shneta

Gazeta Express

01/12/2021 11:46

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë!

Djegia e yndyrës “kokëfortë” rreth belit është bërë shumë e thjeshtë dhe përgjithësisht rekomandohet të konsumoni shumë ujë për ta hequr qafe atë.

Lexo Edhe:

Më poshtë keni disa këshilla se si të eliminoni yndyrën dhe cilat janë ato gjëra që s’duhet të bëni kur bëhet fjalë për këtë proces:

Shmangni produktet e qumështit

Po, edhe pse qumështi është pije e shëndetshme, duhet ta shmangni atë për të patur një stomak të sheshtë. Konsumimi i qumështit mund të çojë në gazra. Më mirë konsumoni kos në vend të saj.

Shmangni alkoolin

Shkrirja e yndyrës së barkut ende kërkon disa sakrifica, duke përfshirë uljen e sasisë së alkoolit. Ushqimet e përpunuara stimulojnë procesin e grumbullimit të yndyrës, e cila çon në bark. Për më tepër, sheqeri i rafinuar është një tjetër pengesë në procesin e shkrirjes së yndyrës. Prandaj, duhet t’i shmangni këto produkte.

Zvogëloni përdorimin e kripës

A jeni të vetëdijshëm se marrja e tepërt e kripës çon në mbajtjen e ujit në trupin tuaj? Pra, mos shtoni shumë kripë në ushqimin tuaj, thjesht shmangni kripën sa më shumë që të jetë e mundur!

Konsumoni sa më shumë fruta

Ngrënia e frutave është gjëja më e mirë që mund të bëni! Megjithatë, duhet të jeni tepër të kujdesshëm kur vjen puna te zgjedhja e frutave, pasi jo të gjitha frutat janë të përshtatshme për humbjen e peshës, shkruan femina. Për shembull, konsumi i mollës ose i dardhës mund të kompromentojë procesin e djegies së yndyrave, meqë ato janë të larta në fruktozë.

Për sa kohë që ju i ndiqni këto këshilla, nuk është nevoja të shqetësoheni për yndyrën tuaj të barkut