Shkyçja e bizneseve, Tahiri: Katastrofë kombëtare ekonomike, tradhti ndaj qytetarëve të vendit - Gazeta Express
string(91) "shkycja-e-bizneseve-tahiri-katastrofe-kombetare-ekonomike-tradhti-ndaj-qytetareve-te-vendit"

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 16:15

Shkyçja e bizneseve, Tahiri: Katastrofë kombëtare ekonomike, tradhti ndaj qytetarëve të vendit

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 16:15

Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE.

Rreth kësaj ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri. Ai e vlerësoi situatën e krijuar si një ‘’katastrofë kombëtare ekonomike’’, e jo vetëm si një dështim.

‘‘Bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin pa punë! 

Ky nuk është dështim – është katastrofë kombëtare ekonomike. 

Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë. 

Kjo është tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve të vendit!’’, ka thënë ai.