Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet - Gazeta Express
string(83) "shkurtimi-i-finacimitper-serbine-deputetja-britanike-brukseli-me-ne-fund-po-zgjohet"

Lajme

Gazeta Express

12/04/2026 18:01

Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

Lajme

Gazeta Express

12/04/2026 18:01

Deputetja britanike Alicia Kearns tha se “Brukseli më në fund po zgjohet”, ndërsa komentoi lajmin se Bashkimi Europian po përgatitet ta shkurtojë deri në 1.5 miliardë euro financim për Serbinë për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë.

“Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi”, shkroi ajo në një postim në X.

“Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Europës, e lëre më për çdo anëtarësim të ardhshëm”, shtoi Kearns.

Serbia përballet me humbjen e deri në 1.5 miliardë euro financim nga BE-ja, ndërsa Komisioni Europian po shqyrton ndërprerjen e fondeve për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement