Shkurti, muaji i ndryshimeve të mëdha: Ja shenjat që duhet të përgatiten për "apokalips" në jetët e tyre sipas Merit - Gazeta Express
string(112) "shkurti-muaji-i-ndryshimeve-te-medha-ja-shenjat-qe-duhet-te-pergatiten-per-apokalips-ne-jeten-e-tyre-sipas-merit"

Shkurti, muaji i ndryshimeve të mëdha: Ja shenjat që duhet të përgatiten për “apokalips” në jetët e tyre sipas Merit

Gazeta Express

07/02/2020 8:03

Si pritet të jetë parashikimi i yjeve për shenjat për muajin Shkurt? Çfarë pritet të ndodhë këtë muaj? Si është i vendosur pozicioni i planeteve, cilat janë shenjat më shumë të favorizuara. Po ato më pak? Për të folur për parashikimin e yjeve, e ftuar ditën e djeshme te Rudina Magjistari, ishte astrologia Meri Shehu.

“Kemi 29 ditë, është një muaj që do na kënaqë, sepse futet relativisht mirë. Në datën 9 kemi një hënë të plotë në Luan, e cila do shndërrojë, do japë gëzim dhe dashuri. E rëndësishme është edhe data 17, por data 17 ka një konflikt mes vetes sepse merkuri do kthehet i kundërt në Peshk. Kështu që fillojnë disa plane, disa kontakte, disa projekte të vështirësohen”.

Lexo Edhe:

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:

12. Dashi

Do marrin një hov dhe pozitivitet shumë të madh nga data 7 e tutje dhe planet e tyre deri në datën 9 do jenë të mira. Deri në datën 17 duhet ta shfrytëzojnë mirë, sepse fundi i muajit gjithë hovi dhe njohjet e reja dhe flirtuese mund të shkaktojnë tradhti dhe probleme ekonomike. Do shpenzojnë shumë dhe do tradhtojnë shumë dhe do futen në ujëra të panjohura.

11. Bricjapi

Do shikojnë çdo gjë nga ana praktike dhe nuk mjaftohen me energjinë pozitive të universit. Gjithçka e shohin me thelbin e qëllimit. Disa çështje familjare ose njohje do fillojnë të japin disa goditje në fund të Shkurtit, ku nuk do rezultojnë të qëndrueshme dhe të qeta. Gjithashtu parashikohen dhe goditje ekonomike.

10. Gaforrja

Do pretendojnë shumë karrierë, shumë hov dhe shumë ngritje. Do ta marrin deri diku këtë pushtet dhe publicitet të tyre dhe do bëhen më publik, por e gjithë kjo mund të ketë një lloj prapaskene, pasigurie dhe shpenzimi pas datës 23. Pas datës 17, disa projekte që lidhen me ligjin, me udhëtimet mund të vonohen, ose do rishikohen duke penguar planet e tyre në përgjithësi.

9. Luani

Janë të favorizuar në jetën personale, ndikimeve dhe vendimeve të rëndësishme që do marrin, sepse kanë një hënë të plotë në shenjën e tyre. Por disa kundërshtime në çështjen ekonomike dhe disa brenga personale do jenë të pranishme gjatë Shkurtit për ta dhe kjo do ndihet më shumë pas datës 17. Një çështje e rëndësishme pune do ketë disa ngatërresa nga data 17 dhe duhet të keni kujdes. Megjithatë një punë e re vjen në vëmendjen e tyre dhe duhet ta shikojnë me kujdes pas datës 23.

8. Peshorja

Janë në një pozicion të këndshëm, harmonik. Do merren me çështje familjare, njohje, investime, projekte dhe gjithashtu një çështje e rëndësishme pronësie mund të dalë në pah dhe të bëhet pjesë e një trashëgimie, që ata presin në këtë periudhë. Data 20 do jetë shumë e mirë për ta. Mbas datës 23 duhet të kenë kujdes me kë takohen dhe çfarë vendimesh marrin. Këtë muaj do ketë dhe tradhti.

7. Binjakët

Janë ngritur në pozicion dhe duhet të ndihen optimistë sepse do marrin lajme shumë të mira nga takime shumë të rëndësishme. Mbas datës 23 do iu ofrohet edhe një pozicion i ri pune, por fundi i muajit do jetë pak i pabesë, pak i ngatërruar, pak me shpenzime dhe takime të fshehta. Duhet të keni kujdes nga skandalet personale.

6. Peshqit

Shumë pengesa ose marrëdhënie të komplikuara për ta, do fillojnë të sqarohen pas datës 23. Çështjet pas kësaj date do merren me ngadalë sepse do fillojnë shpenzimet dhe pasiguritë. Megjithatë marrëdhëniet do jenë pozitive edhe gjatë fillimit të muajit Shkurt. Duhen shfrytëzuar ditët e para të muajit për biznes, marrëdhënie, bashkëpunime dhe kontakte të rëndësishme. Shikoni dhe mundësi për punë jashtë vendit.

5. Virgjëresha

Do keni gjithë javën e parë të Shkurtit në dispozicionin tuaj, për të bërë bashkëpunime konkrete, reale dhe të mira. Kjo do jetë mirë nëse do arrihet sepse në të kundërt do jeni disi të mbyllur dhe melankolikë. Nga data 9 ose 10 jeni më të vëmendshëm dhe data 20 do jetë mjaft pozitive. Data 29 është data për një bashkëpunim konkret dhe të rëndësishëm

4. Akrepi

Do jetë një muaj erotik dhe muaji i dashurisë së madhe për ta. Parashikohet një punë e rëndësishme. Nga data 7 fillon një qetësim në jetën e përditshme, do merreni me veten, look-un, por edhe investime në lidhje me disa situata konkrete në punë. Vlerësimi në punë do jetë maksimal dhe i gjithë muaji do jetë pozitiv për ta.

3. Ujori

Do kenë një lidhje të re, një martesë, një mundësi ose kërkesë për bashkëpunim të fuqishëm. Por ngritja e tyre ekonomike do jetë e rëndësishme në 7 ditët e para të muajit dhe do jenë jashtë mase në një optimizëm të mirë. Por pas datës 17 mund të kenë disa paqartësi dhe probleme ekonomike që do qetësohen gradualisht gjatë muajit Mars.

2. Shigjetari

Do kenë një lidhje të re, shtëpi të re, mundësi të reja. Kjo do jetë një periudhë e mirë në jetën e tyre. Por vendimet e mëdha nuk duhet të merren pas datës 17, për të evituar problemet familjare ose ato në biznes. Njohje me njerëz që janë jashtë, por edhe takime me njerëz të largët. Data 29 do jetë shumë e mirë për mundësi takimi dhe bashkëpunimi të rëndësishëm.

1. Demi

Duhet ta shijojnë muajin Shkurt se do merren vendime të rëndësishme, të qëndrueshme, plane konkrete, ekonomi shumë e mirë. Pas datë 7 duhet të bëni plane dhe strategji të fshehta për të patur një sukses të konsiderueshëm. Një çështje e rëndësishme karriere do dalë në pah gjatë kësaj periudhe. Mbas datës 23 vjen një periudhë e mirë dhe pozitive që do u japë shanset për mundësi dhe fillime të reja.