Shkurte Fejza, një jetë të tërë me muzikë për atdheun dhe popullin - Gazeta Express
string(65) "shkurte-fejza-nje-jete-te-tere-me-muzike-per-atdheun-dhe-popullin"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2021 15:16

Shkurte Fejza, një jetë të tërë me muzikë për atdheun dhe popullin

Lajme

Gazeta Express

17/02/2021 15:16

Nuk ka shqiptarë që nuk e di dhe nuk e këndoj këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.

Gazetare: Egzona Shahini

Me zërin e veçantë, artin dhe personalitetin e saj, këngëtarja, ka arritur të jetë një ndër emrat më të dashur dhe më të respektuar nga ana e publikut.

Këngët e saja dëgjohen nga të gjitha moshat dhe çdo festë historike është e pamundur që të mos shoqërohet me krijimet që ngjallin emocion dhe krenari.

Këngët e Fejzës sjellin pos tjerash kujtime nga lufta, të cilën e përjetoi dhe vetë ajo.

Me një gëzim i cili reflekton dukshëm në sytë e saj, Fejza tregon se ku dhe si e kishte marrë lajmin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja Shkurte Fejza, vazhdon të jetë tejet aktive edhe sot. Projekte të reja nga ana e saj priten edhe këtë vit.  

Për ta dëgjuar intervistën e saj, klikoni në këtë LINK.