Një ditë para marshit të paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në protestë.
E ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7 Fejza u shpreh e shqetësuar për rrjedhën e procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke theksuar rrezikun që, sipas saj, historia e luftës së Kosovës të rishkruhet nga ata që vetëm edhe gjuha serbe i ka mbetur pa 3 folur sipas saj.
“Mos dhashtë Zoti me na e rishkru historinë Haga, edhe njerëzit që janë të instrumentalizuar prej Serbisë. Ju e keni përcjellë gjykimin, ata po duket që veç edhe serbisht që s’po flasin. Gjithçka që thotë Serbia, ata e paraqesin aq sa kam mujtë me e përcjellë. Është një rrezik që mund t’i ndodhë historisë sonë, sidomos historisë së luftës”, deklaroi Fejza.
Ajo shtoi se përballë kësaj situate kërkohet reagim qytetar, duke bërë thirrje që të gjithë të dalin në marsh për të mbrojtur, siç tha ajo, të vërtetën historike.
Këngëtarja konfirmoi se edhe vetë do të jetë e pranishme në protestë nesër me 17 Shkurt.