Misionin për të bashkuar zemrat e të gjithë shqiptarëve përmes muzikës së saj e ka arritur me këngët që dëgjohen e këndohen nga të gjitha gjeneratat.
Për 50 vite me radhe Shkurte Fejza i dha shumë shqiptarëve me tekstet e zërin e saj dhe si shpërblim mori dashurinë e pa kusht të të gjithëve. Duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë, Shkurte Fejza është emri që për 5 dekada mblodhi të gjithë rreth vetes.
Si falënderim për të gjithë mbështetjen e publikut dhe bashkëpunëtorëve në këtë rrugë të gjatë, bilbili i këngës shqipe po vjen në Prishtinë me një koncert madhështor. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri tek ngjarja që do të shënojë 5 dekadat e saj në skenë, përgatitjet tashmë janë drejt fundit.
#Gjesi ju sjell prapaskenat ekskluzive të kësaj ngjarjeje artistike që mbahet me 8 qershor në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë.