Shkurta dhe Gresa fillojnë nga sonte festën për Pavarësi - Gazeta Express

Shkurta dhe Gresa fillojnë nga sonte festën për Pavarësi

Yjet

Gazeta Express

16/02/2021 23:21

Kosova nesër feston 13 vjetorit e shpalljes së Pavarësisë

Pandemia Covid-19 ka bërë që mos të kemi koncerte të organizuara nëpër sheshe të qyteteve kosovare, por kjo nuk ka ndaluar disa nga artistët tonë që ta fillojnë festën që sonte në rrjetet sociale.

Këtë e ka bërë Shkurte Fejza bashkë me vajzën e saj Gresa Behluli.

Nënë dhe bijë kanë pasur të veshur xhampera me flamurin e Kosovës me mbishkrimet “Unë bija jote Kosovë”.

Kosova për ditën e nesërme ka paraparë një sërë aktivitetesh kulturore të cilat do të organizohen vetëm në vende të mbyllura. /GazetaExpress/