Një 22-vjeçar nga Shkupi u arrestua nga policia në orët e para të ditës së sotme, pasi në automjetin që drejtonte u gjetën mallra pa dokumentacion.
Nga MPB thonë se kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për kontrabandim.
“Më 07.04.2026 rreth orës 01:10, në rrugën “Magjistralja Adriatike” në Shkup, punonjës policie nga Stacioni i Policisë Mirkovci arrestuan A.I. (22) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “kontrabandim” sipas nenit 278 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, që ai e drejtonte, u gjet një sasi e madhe mallrash pa dokumentacion. Pas dokumentimit të rastit, kundër A.I. do të parashtrohet kallëzim i duhur penal”, thonë nga MPB.
tag_katrorimaqedoni_2