Shkupi në korrik shënoi temperaturën maksimale prej 43.7 gradë - Gazeta Express
string(62) "shkupi-ne-korrik-shenoi-temperaturen-maksimale-prej-43-7-grade"

Maqedoni

Gazeta Express

01/08/2025 15:53

Shkupi në korrik shënoi temperaturën maksimale prej 43.7 gradë

Maqedoni

Gazeta Express

01/08/2025 15:53


Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në vend, muaji korrik 2025 karakterizohet si jashtëzakonisht i nxehtë dhe shumë i thatë krahasuar me vlerat mesatare afatgjata (1991/20), njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura mesatare mujore varionte nga 18.5°C në Llazaropole deri në 28.5°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të korrikut për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte 2.3 gradë mbi mesataren në nivel kombëtar.

Temperatura mesatare mujore në Shkup Zajçev Rid ishte 27.6 dhe ishte 2.9 gradë më e lartë se mesatarja.

Temperatura maksimale më e lartë në vend u mat më 26 korrik në Gazi Babë të Shkupit dhe ishte 43.7 gradë. Në Luginën e Shkupit, temperatura maksimale absolute e ajrit u tejkalua nga 43.4 në 43.7 gradë. Në Shkup, u tejkalua edhe temperatura mesatare ditore maksimale absolute. Temperaturat maksimale absolute u tejkaluan gjithashtu në Ohër dhe Mavrovë. Në Ohër nga 37.5 në 38.1 gradë, dhe në Mavrovë nga 34.2 në 34.3 gradë. Pati një valë të nxehti nga fillimi i muajit deri më 8 dhe nga 20 deri më 27 korrik, në nivel shteti.

Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit u mat në Llazaropole, më 10 korrik dhe ishte 4.4 gradë.

Sasia mujore e reshjeve në shtet në korrik varionte nga 0.0 mm në Manastir deri në 10.7 mm në Berovë. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 8.7 mm u regjistrua në Berovë më 18 korrik.

Krahasuar me vlerën mesatare të korrikut për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia mujore e reshjeve të matura ishte 87% nën mesataren në nivel shteti, thotë DPHM.