Shkupi mposhtet nga Shamrock Rovers - Gazeta Express
string(35) "shkupi-mposhtet-nga-shamrock-rovers"

Shkupi mposhtet nga Shamrock Rovers

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 23:00

Shkupi ka pësuar me rezultat 3-1 kundër Shamrock Rovers në xhiron e tretë të Europa Ligës. Burke (13 penallti), Watts (29) dhe O’Neill (90+7) shënuan për Shamrock kurse për Shkupin shënoi Queven

Kampioni i Maqedonisë Veriore, Shkupi është mposhtur sonte në Dublin të Irlandës.

Lexo Edhe:

Por, shkupjanet do të punojnë shumë për të fituar ndeshjen e kthimit në Shkup që do të zhvillohet javën e ardhshme në Maqedoni.

Pjesa e parë ishte më e mirë për irlandezët të cilët edhe shënuan dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 13-të me anë të Burke që shënoi nga penalltia për ta zhbllokuar këtë sfidë.

Irlandezët do ta dyfishonin epërsinë.

Ishte Watts që shënoi në minutën e 29 për rezultat 2-0, një epërsi kjo solide e Shamrock për në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për maqedono veriorët të cilët e kërkonin golin.

Ai erdhi paksa vonë, në minutën e 77-të ku do të shënonte Queven që shënoi një super gol për Shkupin.  

Kliko KËTU për ta parë golin

Shkupi vazhdonte presionin dhe kishte disa shanse të mira për shënim, megjithatë nuk shënonte.

Për me keq, Shkupi mbeti me një lojtar më pak në minutat e fundit pasi që me karton të kuq u ndëshkua Hamidi.

Kjo bëri që Shamrock ta rriste presionin dhe të shënojë edhe golin e tretë në minutën e 7 shtesë të ndeshjes me anë të O’Neill.

Kliko KËTU për ta parë golin

Kjo do të bëjë që në Maqedoni të Veriut shfercerat ta përgatisin mirë ndeshjen nëse dëshirojnë që të kalojnë në grupe të Europa Ligës.

Ndeshja e kthimit Shkupi – Shamrock Rovers zhvillohet javën e ardhshme në Shkup. /GazetaExpress/