Shkupi assesi të pastrohet nga mbeturinat, Epidemiologët: Rrezik në përhapjen e brejtësve - Gazeta Express
string(87) "shkupi-assesi-te-pastrohet-nga-mbeturinat-epidemiologet-rrezik-ne-perhapjen-e-brejtesve"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 7:16

Shkupi assesi të pastrohet nga mbeturinat, Epidemiologët: Rrezik në përhapjen e brejtësve

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 7:16

Mbeturinat në kryeqendër kohë të gjatë nuk pastrohen në mënyrën e duhur dhe kjo shkakton rrezik për shëndetin e qytetarëve, thotë epidemiologu, Sashko Ollumçev. Njëherësh apelon autoritetet kompetente që të marrin masa sa më parë, sepse rreziku që u kanoset qytetarëve është i madh me përhapjen e brejtësve dhe insekteve të ndryshme.

“Nëse vazhdon kështu situata me mbeturinat e papastruara në kryeqytet mundet të përhapen brejtësit dhe insektet e tjera të dëmshme, të cilët do të shkaktonin rrezik në shëndetin publik në Shkup. Njëherë kemi diskutuar për këtë çështje, por e përsërisim me një apel deri tek autoritetet kompetente, që sa më parë të marrin masa që do të shërbenin, dhe do të jenë masa intervenuese që të intervenohet në pjesën e higjienës komunale, me qëllim të parandalimit të zinxhirit epidemiologjik, sipas të cilit ne udhëhiqemi me qëllim të parandalimit të rrezikut të përhapjes së brejtësve, që do të shkaktonte problem të madh”, deklaroi epidemiologu, Sashko Ollumçev.

Sipas disa analizave të bëra, me përhapjen e brejtësve në kryeqytet, nëse nuk merren masa për pastrimit e mbeturinave, Ollumеçev theksoi se numri i brejtësve mund të përhapet në përmasa të mëdha.

“Analizat e para, të cilat u bazuan në dy javë, ishin se nëse do të vazhdonim me këtë ritëm, do të fillonim me një popullatë të minjve. Morëm një numër prej 100 minjve dhe tham se do të bënim analiza së pari pas një viti, pastaj pas dy, tre, deri në katër ose dhjetë vjet, dhe analizat treguan se në këtë nivel, me këtë kapacitet riprodhues të këtyre brejtësve, numri do të rritej shumë shpejt nëse nuk do të ndërhynim në atë pjesë të mjedisit të tyre që u lejon atyre riprodhim, zhvillim, ushqyerje dhe strehim të papenguar. Vetëm për një vit prej 100 minjve do të shtoheshin në 3.500, që është numër mjaft i lartë”, theksoi epidemiologu, Sashko Ollumçev.

Sipas epidemiologut Ollumçev duhet të merren aksione urgjente për mbledhjen e mbeturinave dhe deponive të egra, të deratizohen vendet kyçe ku gjenden këto mbeturina, vendet që janë më kritike afër shkollave, afër tregut, etj. Qytetarët të mbajnë higjienën dhe të përdorin maskë dhe doreza kur kanë kontakt me mbeturinat.