Shkup, gjobiten 102 shoferë për shkelje të rregullave në komunikacion - Gazeta Express
string(68) "shkup-gjobiten-102-shofere-per-shkelje-te-rregullave-ne-komunikacion"

Shkup, gjobiten 102 shoferë për shkelje të rregullave në komunikacion

Gazeta Express

27/09/2020 12:33

Gjatë ditës së djeshme (26 shtator), në territorin e Shkupit, policia shqiptoi 266 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Siç informohet nga Ministria e Brendshme, 13 persona u gjobitën për mosposedim të patentës, 102 gjoba u shqiptuan për tejkalim të kufirit të shpejtësisë, u gjetën 9 automjete të paregjistruara, 20 motoristë u sanksionuan dhe 87 shoferë u gjobitën për parkim të paligjshëm.

Lexo Edhe:

63 automjete u larguan me “merimangë” dhe 18 sanksione u vendosën për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Ministria e Brendshme kujton se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë në ditët në vijim.