Shkup, brenda 24 orëve sanksionohen 164 shoferë - Gazeta Express
string(46) "shkup-brenda-24-oreve-sanksionohen-164-shofere"

Ballina

Gazeta Express

04/10/2022 10:09

Shkup, brenda 24 orëve sanksionohen 164 shoferë

Ballina

Gazeta Express

04/10/2022 10:09

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, ndërsa në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 masa, ndër të cilat 45 sanksione për vozitje të shpejtë.

Janë vendosur 12 masa për vozitje automjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për shoferë të motoçikletave, 12 për përdorim të celularit, shtatë për automjete me defekte teknike në transportin publik, 11 masa për fole të pacertifikuara (hijëzim të dritareve).

Lexo Edhe:

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njofton MPB-ja dhe apelon për respektim të rregullave dhe rregulloreve për siguri më të madhe në komunikacion.