Shkup/ Arretohet mafiozi turk, Sedat Peker - Gazeta Express
string(40) "shkup-arretohet-mafiozi-turk-sedat-peker"

Shkup/ Arretohet mafiozi turk, Sedat Peker

Ballina

Gazeta Express

19/01/2021 19:58

Qytetari nga Turqia, Sedat Peker, i cili nga disa media lokale përshkruhet si një udhëheqës i mafies turke, është arrestuar në Shkup, raporton TV Telma.

Nga televizioni Telma thonë se ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët thonë se Sedat Peker ka qëndruar në Maqedoni për tre muaj, dhe gjatë gjithë kësaj kohe është monitoruar nga shërbimet.

Lexo Edhe:

Sipas Telmas, ai kishte qëndruar në një hotel të vogël në Petrovec, por të njëjtat burime thonë se ai kishte pasur takime me kriminelë, poashtu edhe me politikanë. Tani për tani policia nuk dëshiron të zbulojë asgjë dhe nëse klikoni në faqen e internetit të Ministrisë së punëve të Brendshme, dje kishte vetëm një njoftim të shkurtër për ngjarjen në fjalë.